Imeri porosi deputetëve të BDI-së: Reflektoni deri të hënën !

February 11, 2023
1 minut lexim

Sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri e cila gjithashtu është pjesë e “Grupit të zjarrit” i ka kërkuar BDI-së se ka kohë deri të hënën për të reflektuar. Pas vendimit për shkarkimin e zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili për këtë post ishte propozuar nga BDI e Gostivairit, Imer i ka pyetur deputetët e kësaj zone se vallë votuesi i votoi dhe i përkrahu aktivisti i BDI-së që të votojnë në Kuvend për shkarkimin e kuadrove nga Gostivari, i cili edhe ashtu sipas saj shumë pak është i përfaqësuar në nivel qendror.               Postimi i plotë:                                                            Për deputetet e BDI-së dega Gostivar!
Vallë u votoi votuesi dhe u përkrahu aktivisti i BDI-së dega Gostivar që të votoni në kuvend për shkarkimin e kuadrove nga Gostivari edhe ashtu shumë pak i përfaqësuar në nivel qendrorë?!
A mendoni se sa e sa aktivisteve të BDI-së dega Gostivar nesër do tu mohohet punësimi apo do të largohen nga puna pikërisht nga kuadrot e ASH që ju do i votoni të hënën në kuvendin e RMV-së!
Merrni dhe ndëgjoni premtimet e juaja në fushatën elektorale të 2020 ndoshta i keni haruar e ju kujtohen!
Aktivisti nuk do ua harroj kurrë për kafshatën e gojës që do ja merni neser me këtë veprim tuajin, në këtë krizë ekonomike!
Uluni dhe reflektoni deri të hënën pak.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamje kur shembet ndërtesa dhe zë ekipin e kërkim-shpëtimit

Story i radhës

Trepça mposht prizrenasit në Mitrovicë

Të fundit nga

ShkoLartë