Imazhet e reja satelitore të publikuara nga kompania e vëzhgimit Maxar kanë treguar shkallën e shkatërrimit në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit, raporton BCC, transmeton “Bota sot” .
Fotot tregojnë ndërtesa banimi të rrafshuara nga granatimet ruse, ndërsa të tjerat tregojnë topa artilerie në pozicionet e qitjes në periferi të qytetit.
Kryetari i bashkisë së qytetit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mendohet se pothuajse 5,000 njerëz, përfshirë rreth 210 fëmijë, janë vrarë në qytet që kur Rusia e rrethoi atë.
Presidenti Vladimir Putin thuhet se i tha homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se bombardimi rus i qytetit nuk do të përfundojë derisa forcat ukrainase të heqin armët.