Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e “evakuimit” të ushtrisë ruse nga Ishulli i Gjarprit, nga i cili trupat ruse u “tërhoqën” të enjten në orët e para të mëngjesit.
Moska pretendon se këtë veprim e ka bërë si “shenjë e vullnetit të mirë”, derisa ukrainasit thonë se i kanë dëbuar pas një operacioni të madh ushtarak – ku u bombarduan me dronë e artileri të rëndë, duke i detyruar të largohen.
Nëpër fotografi shihen helikopterët transportues Mi-8 MTSH dhe ata luftarak Mi 35M. Në një prej fotografive shihet sistemi mbrojtës kundërajror Pancir S-1 pranë sistemit të radarëve, që më pas u shkatërruan nga ukrainasit.
🇺🇦|🇷🇺 The Battle of Ukraine, day 130
Pictures of the Russian forces retreating from Snake Island and leaving the equipment behind.
The first photo shows the abandoned Pantsir-S1 air defense missile system, which they later tried to destroy#Kyiv #UkraineWar #Russia #Ukraine pic.twitter.com/nKN9gu4CUN— The Rage X | Conflict News (@theragex) July 3, 2022
Mbi sipërfaqen e ishullit që ka një hapësirë prej 17 hektarësh, shihen shumica e objekteve ushtarak të shkatërruara si dhe helika e mullirit me erë që prodhon energji elektrike që ka përfunduar në det. Aty shihen edhe platformat e naftës së këtij ishulli.
Ndryshe tërheqja e rusëve pasoi pas sulmeve të vazhdueshme dyditore, nga ana e ushtrisë ukrainase që vinin nga Odesa. E pas këtij aksioni, rusët u tërhoqën plotësisht nga ky ishull që u bë simbol i rezistencës ukrainase.
E shumica e teknikës dhe pajisjeve ushtarake që u shkatërruan shihen nga Su-30 që ishte ngritur në ajër. Forcat ruse për të fshehur punën e saj dhe të bëmat, me t’u larguar kishte hedhur bomba me fosfor.