Ilnisa Agolli, është eliminuar prej garës së ‘BBV3’ pak kohë më parë teksa ishte në një nominim të fortë me Eglën dhe Meritonin, ku këta të dy u rikthyen përsëri në shtëpi pas qëndrimit gati 1-javor në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’.
Ilnisa Agolli është parë të jetë tepër aktive pas daljes së saj nga shtëpia, si nëpër intervista teksa flet për ekperiencën e saj në format, por dhe në rrjete sociale teksa shpërndan momente nga qëndrimi i saj në shtëpi, mbështetje për partnerin e saj Meritonin,
Por ndonjëherë hedh edhe kunja drejtuar banorëve të shtëpisë të cilët e përmendin herë pas here emrin e ish-banores.
E po ashtu pak momente më herët, Ilnisa ka shpërndarë në llogarinë e saj personale të Instagram-it një video teksa ka bashkuar momente të banorëve të cilët përmendim emrin e saj ku përbri shkruan: ‘Ma shumë vrehet mungesa jem se prezenca jote😉’