iljasa zeqiri emerohet zv kryeshef i spb kumanove likove kratove kriva pallanke 68012df53e8d7

Iljasa Zeqiri emërohet zv/kryeshef i SPB-Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë

April 17, 2025
1 minut lexim

Iljasa Zeqiri është emëruar zëvendëskryeshef i Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, me përgjegjësi për rajonin e Kumanovës, Likovës, Kratovës, Kriva Pallankës dhe Staro Nagoriçanit.

Zeqiri është një profesionist i dëshmuar në fushën e sigurisë dhe vjen nga një familje me tradita patriotike dhe fetare. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka kryer në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Karrierën në polici e nisi në vitin 2003 si inspektor në stacionin e policisë së Kumanovës, ndërsa në vitin 2006 u emërua inspektor i lartë në stacionin kufitar në Tabanoc. Në vitin 2009, Zeqiri mori detyrën e inspektorit në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migracion dhe të Huaj në Qendrën Regjionale Veri me seli në Kumanovë, ku shërbeu për 15 vite.

Në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Zyrës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës (UNODC) dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Doganave, Zeqiri u emërua inspektor në Njësinë Ndërinstitucionale Kufitare (BIU – Border Interagency Unit).

Që nga viti 2020, ai ka ndjekur trajnime të shumta nga ekspertë ndërkombëtarë dhe është pajisur me 15 certifikata ndërkombëtare në fusha të ndryshme të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

gjerat qe nuk duhet ti anashkaloni ne nje marredhenie 680129bb570af
Story i mëparshëm

Gjërat që nuk duhet t’i anashkaloni në një marrëdhënie

kryeparlamentari gashi i ndan mirenjohje administrates se kuvendit 68012df7c3a1e
Story i radhës

Kryeparlamentari Gashi i ndan mirënjohje administratës së Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë