Ilire Dauti deputete e ASH-së krahu Selës, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook thekson se ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari po i largon profesionistët nga puna. Dauti shkruan: Para dite deklaron se janë konstatu dobësi përveç tjerash edhe profesionale, që çuan në vdekjen e femijës 14 muajshe, mbas dite largon mjek profesionist nga puna siç është Arben Hudi vetëm pse është perkrahës i z. Ziadin Selës dhe bashkëshort i ish deputetes Artina Qazimi.
Turp për ty Arben Taravari!
Më mirë largohu ti, sesa ti largosh profesionistët nga puna. Nuk kemi jetë për të ti falur ty“.
Burimi: tv21