Në rrjet kanë qarkulluar lajme të ndryshme se Ilir Shaqiri do të martohej këtë fundjavë. U tha se ai dhe partnerja e tij do i drejtoheshin altarit këtë të shtunë duke bërë që publiku të ishte kurioz për detajet e dasmës.
Burimet bënë me dije se ai dhe partnerja e tij, Emanuela do të organizonin një ceremoni tjetër dasme, pasi e para nuk kishtë qenë ashtu si ata e kishin ëndërruar.
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip 1” u tha se kishte zgjedhur ta zhvillonte ceremoninë në një restorant pranë bregdetit të qytetit të Durrësit.
Pak muaj më parë në “Big Brother Vip 1” Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni të thjeshtë martesore. Ceremonia e mbajtur në një bashki në Itali si dhe një darkë private me 14 persona duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për Ilirin, i cili ka vendosur ta shohë dhe njëherë gruan e tij të veshur me të bardha.
Si duket, Iliri këtë herë do të ketë një ceremoni më të madhe, por pjesë e gëzimit të tij nuk do të jenë më shumë se 100 të ftuar ashtu si u aludua.
Iliri ka ndarë për ndjekësit foton e parë të “dasmës”, balerini i shtrirë në një shezlong në plazh ka shkruar: “Tu prit krushqit” bashkangjitur me emojin e dy bretkosave dhe një gorille.
E pra si duket i gjithë lajmi ka qenë një gënjeshtër dhe këtë e konfirmoi Iliri me “krushqit e tij” specialë.