Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri kanë qenë dy nga banorët më të pandarë në shtëpinë e “Big Brother”. Por miqësia e tyre nuk shpëtoi pa u komentuar si diçka më tepër dhe ishte puthja që shkëmbyen gjatë një roli e cila bëri rrjeitn të shpërthente për marrëdhënien e tyre.
Por pas daljes nga shtëpia, Arjola i qetësoi të gjithë duke u shfaqur me Emanuelën, partneren e balerinit.
Pak minuta më parë, Arjola ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram dhe ndër të parët që e ka komentuar ka qenë pikërisht Ilir Shaqiri.
“Sytë e tu sytë e tu me gjithë dritat që kam parë”, i shkruan ai duke marrë vëmendjen e të gjithëve.