Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar takimet me qytetarët përgjatë ditës së sotme. Meta shkruan se ishte kënaqësi të dëgjoje ata dhe të ndanin besimin se koha e shpërdorimit të taksave po përfundon.
Ai thekson se përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë.
“Kënaqësi të dëgjonim sot qytetarët dhe të ndanim besimin tonë të palëkundur se koha e shpërdorimit të taksave ndaj qytetarëve po përfundon.
Përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do na udhëheqin drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë!”, shkruan Meta.