Ilir Meta reagon një ditë pas protestës në Bulevard: Shqipëria u përket të rinjve!

1 minut lexim

Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha para Kryeministrisë.

“Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Ai e shoqëroi me një foto të tij teksa iu drejtua protestuesve gjatë tubimit.

“Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, tha Meta gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiqi i trembet planit franko-gjerman, kërkon gjak në veri për Asociacionin!

Story i radhës

Këngëtari prezanton vilën e tij me çmim mbi 65 mijë euro

Të fundit nga