4 parti opozitare do të shkojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit me koalicionin që mban emrin “Bashkë Fitojmë”. Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi shpjegoi sonte në “Opinion” në Tv Klan se në këshillat bashkiakë partitë do të kenë listë të përbashkët.
“Tani ka listë të përbashkët, PD, PL, PBDNJ dhe PDK do të kenë një listë të përbashkët. Do të biem dakord ne kush do të jenë kandidatët e secilës parti dhe është dakordësi”, theksoi ai.
Blendi Fevziu: Si do bëhen këshillat bashkiakë? Do jenë vetëm të Partisë së Lirisë apo do miksohen?
Monika Kryemadhi: Janë çështje teknikalitetesh që zgjidhen, s’ka asnjë lloj problemi.
Oerd Bylykbashi: Koalicioni me ligj, ka listë të përbashkët. Dikur e kishim shumë mirë ne, secili kishte listën e vet, Rama e ndërroi koalicionin në të njëanshëm në Korrik kur ndryshoi Kushtetutën, më pas në Tetor të 2020-ës kur bëri Kodin Zgjedhor. Tani ka listë të përbashkët, PD, PL, PBDNJ dhe PDK do të kenë një listë të përbashkët. Do të biem dakord ne kush do të jenë kandidatët e secilës parti dhe është dakordësi. Dhe ata që do të jenë këshilltarë dhe janë demokratë e deklarohen të tillë në këshill, janë në një listë të përbashkët dhe me ata të PL-së.
Nuk dihet cfare ka dashur te thote Bylykbashi me gjithe kete qendrim, sepse Ilir Meta i ka dorezuar listat e keshilltareve per 14 majin.
Madje ai i beri edhe reklame 63 emrave per Keshillin Bashkiak te Tiranes qe ishin te gjithe nga LSI.