Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Ilir Meta mund të jetë në listën për deputetëve të Partisë Demokratike nëse Partia e Lirisë e pranon këtë.
Berisha u shpreh se lista e deputetëve të PD do të zgjidhet nga demokratët përmes primareve që siç tha, do të nisin shumë shpejt.
“Do hapet gara për primaret, listën e deputetëve do ta bëjnë demokratët.
Ajo që ne jemi betuar është që t’i kushtojë rëndësi votës së diasporës, janë gjysma e kombit. Nëse partia e tij e pranon pa dyshim do ta fusim (Ilir Metën) të listën e PD, ai është i burgosur politik”, tha Berisha.
Burimi: botasot.info