Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Trimufin, ndërsa të martën do të jetë varrimi

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij, Triumfit.

Ferati në një postim në Facebook ka njoftuar se sot do të presin vizita ngushëllimi, ndërsa me datën 26 mars, do të bëhet varrimi i të ndjerit.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar kryetari i Istogut.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Për rastin janë deklaruara edhe policia e Kosovës, të cilët konfirmuan se viktima është gjetur në varrezat e fshatit Gurrakoc, rreth orës 16:00.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për vdekjen e Triumfit kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët ngushëlluan familjen Ferati.

Story i mëparshëm

Java nis me ulje të temperaturave – priten reshje bore

Story i radhës

Jorida Tabaku: Caktimi pa garë dhe ofrimi i favoreve fiskale ka shkatërruar tregun

Të fundit nga