Ilir Demiri, drejtor i ri në Spitalin e Tetovës

July 19, 2023
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, sot ka emëruar Dr. Ilir Demirin për drejtor të ri të ISHP Spitalit Klinik Tetovë, në këtë pozitë ai vjen nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ku ka punuar si koordinator në Qendrën Covid-19.

Doktor Demiri, i cili është mjek specialist infektolog, me përvojë dhe bagazh të pasur pune, punon në Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe Gjendjet Febrile që nga viti 2004. Nga viti 2007 është asistent në lëndën e sëmundjeve ngjitëse në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa në vitin 2020 fiton titullin mjek primar.

Drejtori i ri i Spitalit klinik të Tetovës është profesionist i dalluar dhe një nga punëtorët shëndetësorë më të përkushtuar që luftoi kundër COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Doktor Demiri është fituesi i titullit “Personi i Vitit Europian 2020”. Ky titull u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave njerëzore dhe ndahet nga Lëvizja Evropiane dhe është një mirënjohje që vjen nga qytetarët.

Doktor Demiri është edhe anëtar i Shoqatës së Maqedonisë për sëmundje infektive, si dhe i Komisionit për sëmundje infektive.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa gjëra të ‘çuditshme’ që i ndodhin trupit tuaj kur puthni dikë

Story i radhës

Melinda Ademi vë në pah të pasmet në pozat e reja

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë