​Ilir Daja kërkon përforcime te Ballkani

min lexim

Trajneri i Ballkani, Ilir Daja, në konferencë për media para ndeshjes me Zalgirisin ka gjetur kohë të flas edhe për kualitet e skuadrës që ka në dispozicion dhe ka zbuluar strategjinë që do të përdoret në këtë afat kalimtar.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor ishte mbajtja e lojtarëve që i sollën titullin Ballkanit, por ka pranuar se disa lojtarë kërkuar largimin.

“Hapi i parë i merkatos ka qenë që lojtarë kryesor që e çuan Ballkanin drejt fitimit të titullit të parë historik për qytetin të rinovonin kontratat, pra që mos të kishim shumë rrjedhje nga formacioni bazë që kishim kampionatin e kaluar sepse dihet që ekipi posedon lojtarë me cilësi goxha të mirë, do përjashtoja vetëm ndonjë lojtarë për shkak të zgjedhjes individuale sepse klubi u ofroi të gjithë lojtarëve rinovim.”, ka thënë Daja.

Daja më tutje ka shtuar se pret blerje të reja nga skuadra, sepse si trajner, asnjëherë nuk është i kënaqur, por ka kërkuar që fokusi të jetë të cilësia dhe jo te sasia e lojtarëve.

“Asnjëherë trajnerët nuk janë të kënaqur me merkaton, por ne si Ballkan do të na duhet që të kemi një politikë ne dy kahe, një që të përforcohemi me lojtarë, element cilësorë si lojtarët që kemi apo ndoshta edhe me ndonjë lojtarë edhe me cilësi më të mira, por që do t’u hapim rrugën edhe disa lojtarëve të rinj në mënyrë që Ballkani të ketë një politikë jo afatshkurtër, por që të mendoj edhe për vazhdimësinë në kampionat por edhe për vitet e ardhshme. Kështu që mendoj që kemi nevojë për merkato, por që duhet të jemi të kujdesshëm për të marr jo në sasi por në cilësi”, tha Daja.

Ndryshe, Ballkani sot ballafaqohet me skuadrën lituaneze, Zalgiris, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush mbjell urrejtje ndaj Bujar Osmani?

Story i radhës

Enca, thumba estradës: Më mirë i harxhoj paratë për pushime sesa për blerje klikimesh

Të fundit nga