Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrsitian Mickovski ka dalur me akuza ndaj LSDM-së të cilët i ka cilësuar si evropian të rrejshëm, që zhvilluan një dredhi kundër BE-së kinse ata janë armiqt tanë dhe fajtor për fatin e Maqedonisë së Veritu dhe jo paaftësia, karakteri i nënshtruar dhe karakteri tradhëtues i qeverisë. Sipas tij referendumi është një mundësi e mirë që elita politike të tregojë se sa e vlerëson qëndrimin e popullit edhe kur ai mendon ndryshe nga ato.
“Referendumi është pasqyrë e pafuqisë së qeverisë dhe e rrezikshmërisë së tyre morale dhe duke ikur prej tij duan t’i “përcjellin të eturit përtej liqenit” pa e menduar se çfarë fatkeqësie po pranojnë. Publikisht bëj thirrje për të mbështetur referendumin. Le të thërrasim të gjithë së bashku dhe t’i japim një shans popullit për të marrë një vendim. Populli duhet të jetë i qetë, pavarësisht se çfarë do të bëjë kjo qeveri si pengesë apo rezistencë ndaj referendumit, garancit dhe bllokada për ruajtjen e Kushtetutës nga deputetët e VMRO-DPMNE-së janë fakt dhe kështu mbetet”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.