Ilazi: Është koha e kthimit dhe ngritjes së nivelit 

Drita e Gjilanit (femrat) ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj M-Technologie nga Prishtina, në kuadër të Kampionatit tël Kosovës në volejboll.

Kampionet në fuqi morën tre pikë të mëdha. 

Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, pas fitores kundër M-Technologie, tha: 

“Ne kemi filluar ta ngrisim nivelin e lojës dhe kjo po duket nga ndeshja në ndeshje.

Sot ishte një ndeshje ku treguam momente shumë të mira dhe ishim bindës në veprime dhe fitore të aksioneve, gjë e cila po tregon se kemi ardhur te një ngritje e theksuar.

Mirëpo, na duhet të përmirësojmë edhe disa gabime dhe shpërqendrime momentale që po na përcjellin.

Tani është koha e kthimit dhe ngritjes së nivelit dhe jam i lumtur që kjo po ndodh pikërisht tani, por ne duhet akoma te vazhdojmë me shumë punë dhe disiplinë taktike, sepse tani është vetëm fillimi”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Armaldo eliminohet nga “Big Brother VIP”

Story i radhës

5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare

Të fundit nga