Ilary Blasi i bën një dedikim publik Totti-t? Si qëndron e vërteta e videos virale

min lexim

Ish-çifti Francesco Totti dhe Ilary Blasi vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave dhe publikut që i ndjek. Pas njoftimit të ndarjes është përfolur edhe për lidhjet e tyre të reja, ai me Noemi Bocchi-n, ndërsa ajo po përflitet se është lidhur me një mik misterioz të ish-futbollistit. Pjesë e thashethemeve dhe spekulimeve të vazhdueshme ishte edhe një video e fundit në TikTok, që qarkulloi me shpejtësi dhe u bë kryefjalë e mediave italiane. Videoja përmbante një dedikim të pretenduar që prezantuesja e Isola dei Famosi thuhet se i kishte bërë ish-bashkëshortit.

“Do të mbetet një kujtim i bukur për ne të dy, por ne do të vazhdojmë të jemi pranë për fëmijët tanë”, shkruhet në përshkrimin e videos, ndërsa në sfond është kënga ‘Ti ho voluto bene veramente’ nga Marco Mengoni.

Fotot që shfaqen në video janë ndër më të bukurat e ish-çiftit. Por, me sa duket, profili që ka shpërndarë videon nuk është i Blasi-t.

“Profili në fjalë në Tiktok mban emrin e IlaryBlasiReal dhe ka mbi 121 mijë ndjekës. Megjithatë është për të ardhur keq që nuk ka asgjë “të vërtetë” dhe ai profil nuk është asgjë më shumë se fals!” thekson The Pipol Gossip.

Pra, shumë zhurmë për asgjë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sistemi austriak i pensioneve nën presion të fortë

Story i radhës

A jeni ju? Kjo është shenja e horoskopit që ka më shumë miq

Të fundit nga