“Ilaria Sula humbi ndjenjat para se të qëllohej me thikë”, zbardhet autopsia: Viktima u përpoq të mbrohej nga vrasësi

April 14, 2025
1 minut lexim

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare, studente në universitetin “La Sapienza” në Romë, vdiq nga shoku hemorragjik shkaktuar nga 3 goditjet me thikë në qafë, të ish-të dashurit të saj.

Ishte kjo përgjigja e autopsisë së parë nga mjekët, ndërsa sot është zbardhur versioni më i gjatë se si mund të ketë ndodhur vrasja nga ish-idashuri filipinas:

Ilaria Sula mund të ketë humbur ndjenjat nga goditjet e Mark Samson para se të goditet me thikë dhe të vritet. Autopsia e kryer mbi trupin e studentes së universitetit të vrarë nga ish-i i saj në lagjen e emgrantëve në Romë. Sipas mjekëve, disa elementë do të tregonin se viktima u përpoq të mbrohej nga agresori para se të vritej.”

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Vrasësi, pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti në TV21: VLEN ka konstatuar se në rastin ALFA ka shkelje ligjore (VIDEO)

Story i radhës

Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë, sipas një kompanie përkthimi

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
sqmken
ShkoLartë