Iku nga televizioni për parlamentin, reagon për herë të parë Oriela Nebijaj: Privilegj i madh i jetës time!

November 15, 2022
1 minut lexim

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të jetë pjesë e Parlamentit, duke braktisur kështu televizionin, Oriela Nebijaj ka reaguar për herë të parë, duke thënë se është privilegj që ajo të përfaqësojë njerëzit që e besuam dhe e votuan, për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”, shkruan Nebijaj në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur do të zërë vendin e ish-deputetes demokrate, Grida Duma, e cila la mandatin për t’ju futur botës së televizionit.

Grida Duma do të moderojë emisionin “Top Story” në TCH. Po ashtu edhe Ori Nebijaj që do të marrë vendin e Dumës ka qenë më herët moderator e një emisioni (PërPuthen) në të njëjtin televizion.

Kujtojmë se Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kështu duket shtëpia që po ndërtohet për një familje nga FC Kosova dhe mërgimtarët 

Story i radhës

Shifra marramendëse, piktura e Mondrian shitet për 51 milionë dollarë në ankandin e New York

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë