ikshpk vaksina mbetet menyra me e sigurt per parandalimin e fruthit 67e016fb19aca

IKSHPK: Vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e fruthit

March 23, 2025
min lexim

Pas regjistrimit të disa rasteve me fruth në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) , thotë se vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e kësaj sëmundje. Profesionistët shëndetësorë u kanë bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR).

Ndonëse nga vitit 2018, nuk kishte raste të fruthit, që nga ky fillim vit, në Kosovë ka pasur raste të prekura me fruthi, andaj me qëllim të mbrojtjes nga kjo sëmundje ngjitëse e që kryesisht i atakon fëmijët, IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinim. Kështu i tha Radio Kosovës Faik Hoti nga ky institucion. Ai tha se deri me tani me fruth ka pasur dy raste në muajin janar dhe tri raste në muajin mars. Megjithatë, Hoti u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët më doza të vaksinave sipas kalendarit të vaksinimit, me vaksinën MMR e cila është kundër fruthit.

“Që nga janari e deri me tani kanë qenë gjithsej pesë raste dhe se jemi duke e monitoruar në mënyre të vazhdueshme, dhe shpresojmë që të mos ketë me raste tjera. Thirrja për vaksinim u dedikohet prindërve qe ti vaksinojnë fëmijët . Pasi që fruthi dallon shumë prej gripit, pasi që e ka përhapjen më të shpejtë dhe ka potencial që të shkaktoj komplikime të fëmijët”, tha Hoti.

Ndërsa nga Qendra e Mjekësisë Familjare nr V në Dardani, thonë së nuk kanë pasur asnjë rast me fruth. Megjithatë, doktoresha Hamide Morina nga kjo QMF, apelon tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit.

“Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr V. në Dardan, deri me tani nuk kemi pas asnjë rast që ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e fruthit. Megjithatë apeloj te të gjithë prindërit që mos te hezitojnë ti sjellin fëmijët për vaksinimi kundër fruthit”, tha Morina.

IKSHPK ka njoftuar se fëmijët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur që ta marrin vaksinën sipas kalendarit të rregullt, mund të vaksinohen në çdo kohë, duke qenë se ajo mund të jepet edhe pas moshës 6 vjeçe, por me rëndësi të merren të dy dozat e vaksinës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kremlini neser negociata te veshtira fokusi i rusise marreveshja per armepushim detar ne detin e zi 67e01680b13eb
Story i mëparshëm

Kremlini: Nesër negociata të vështira, fokusi i Rusisë marrëveshja për armëpushim detar në Detin e Zi

mc kresha dhjete ditet e fundit te ramazanit ja nisi me u merzit qe po shkon 67e0182a40637
Story i radhës

Mc Kresha: Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ja nisi me u mërzit që po shkon

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë