IKShPK blen teste për detektimin e Lisë së Majmunëve

1 minut lexim

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka blerë 1 mijë teste për detektimin e Lisë së Majmunëve.

Në kontratën e nënshkruar me kompaninë “Interlab Sh.P.K”, IKShPK ka paguar testet në vlerë prej 6 mijë e 132 euro.

Me këto para, IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen 1 mijë teste.

Sipas dosjes së tenderit, kjo kontratë ka vlerë nga data 10 qershor e deri më 9 korrik, njofton Kallxo.com.

Në Kosovë, më 4 qershor janë ngritur dyshime për një rast të mundshëm me linë e majmunëve në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me versionin e fundit të Firefox askush nuk ju gjurmon dot në internet

Story i radhës

Pas ikjes së festivalit Sunny Hill, deklarohet Ministria: Nuk e anuluam vendimin, kërkuam sqarime shtesë

Të fundit nga