ikmt fillon prishjen e objekteve ne gjurmen e bypassit te tiranes nga kashari drejt nyjes se vaqarrit 6aae3ef069d2d

IKMT fillon prishjen e objekteve në gjurmën e Bypassit të Tiranës, nga Kashari drejt Nyjes së Vaqarrit

September 19, 2026
1 minut lexim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur me prishjen e objekteve që pengojnë vijimin normal të punës për ndërtimin e aksit rrugor nga Kashari drejt Nyjes së Vaqarrit. Një godinë 1 katëshe ishte objekti i parë i shembur ndërsa pronari u trajtua sipas ligjit në rastet e shpronësimit për interes publik.

Nyja e Kasharit është konceptuar për t’i dhënë akses të drejtpërdrejtë rrjetit të autostradave zonës me rritjen më të shpejtë të aktiviteteve industriale dhe tregtare në periferi të Tiranës.

Aktualisht, bizneset dhe automjetet që operojnë në këtë zonë mbështeten kryesisht në rrugët dytësore përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, duke krijuar ngarkesë të lartë trafiku. Ndaj, qeveria po zhvillon këtë projekt me vlerë 16 milionë euro.

Bypassi i Tiranës bën ndërlidhjen me Korridorin Adriatiko-Jonian, Thumanë–Kashar dhe më pas me Kashar–Lekaj, si dhe me autostradën Tiranë–Durrës dhe autostradën e Elbasanit, duke shmangur hyrjen e automjeteve tranzit në Tiranë.

Nyja e re është projektuar si një interchange i tipit diamant, me dy rrethrrotullime të lidhura përmes një nënkalimi, të cilat komunikojnë me autostradën nëpërmjet rampave dhe me rrjetin lokal të rrugëve.

Sipas projektit, kjo zgjidhje është përzgjedhur për të përballuar flukset e pritshme të trafikut dhe për të rritur kapacitetin e aksesit në zonë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cifti bashkeshortor rrahet mes vete ne obiliq 6aae3e722e512
Lajmi i mëparshëm

Çifti bashkëshortor rrahet mes vete në Obiliq

me maten auren dhe me dhane ilace homeopatike detaje tronditese nga klinika e mjekeve te arrestuar pas vdekjes se mazonakis 6aae3f52ae07e
Lajmi i radhës

“Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike”/ Detaje tronditëse nga klinika e mjekëve të arrestuar pas vdekjes së Mazonakis

Të fundit nga

Çifti bashkëshortor rrahet mes vete në Obiliq

Një çift bashkëshortor është përfshirë në një përleshje mes vete mbrëmjen e së premtes në Obiliq. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur
ShkoLartë