ikmt aksion ne jale shemben strukturat pa leje pergjate vijes bregdetare 6a474dd15ed8f

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës bregdetare

July 3, 2026
1 minut lexim

IKMT do të ndërhyjë në orët e paradites së kësaj të premteje në bregdetin e Jalës, ku po shemben disa struktura me konstruksion të lehtë prej druri, të ngritura pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Objekt i aksionit janë beach bar-e dhe ndërtime të tjera provizore, të cilat, përveçse rezultojnë pa leje, kanë dalë edhe jashtë hapësirës së përcaktuar nga Bashkia për ushtrimin e aktivitetit.

Në terren ndodhen edhe forcat e Policisë së Himarës, të cilat po mbështesin zhvillimin e operacionit. Pronarët e këtyre strukturave kanë nisur vetë çmontimin e një pjese të tyre përpara ndërhyrjes së mjeteve të IKMT-së.

Deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident apo përplasje me forcat e rendit dhe situata paraqitet e qetë.

Aksioni i IKMT-së pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe zbatimit të ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reputacioni i monakos si nje nga vendet me te sigurta tronditet nga sulmi me bombe ndaj oligarkut ukrainas 6a46f9d4b5255
Lajmi i mëparshëm

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

christine lagarde paralajmeron largimin e parakohshem nga drejtimi i bankes qendrore evropiane 6a474e69d3c53
Lajmi i radhës

Christine Lagarde paralajmëron largimin e parakohshëm nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë