christine lagarde paralajmeron largimin e parakohshem nga drejtimi i bankes qendrore evropiane 6a474e69d3c53

Christine Lagarde paralajmëron largimin e parakohshëm nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane

July 3, 2026
1 minut lexim

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e largimit nga posti i saj përpara përfundimit të mandatit, që skadon në tetor të vitit 2027.

Në një intervistë për gazetën franceze Les Echos, Lagarde u pyet nëse mund të japë dorëheqjen përpara kohe, në sfondin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë. Ajo u përgjigj se një skenar i tillë mbetet i mundur.

Është e mundur. Mendoj se një zë evropian duhet të dëgjohet në debatin presidencial francez”, u shpreh ajo.

Deklarata e Lagarde ka nxitur spekulime për një angazhim të mundshëm të saj në debatin politik në Francë, megjithëse ajo nuk dha detaje të tjera mbi planet e saj.

Ndërkohë, të premten Lagarde pritet të marrë pjesë në “Takimet Ekonomike” në rajonin e Provansës, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikmt aksion ne jale shemben strukturat pa leje pergjate vijes bregdetare 6a474dd15ed8f
Lajmi i mëparshëm

IKMT aksion në Jalë, shemben strukturat pa leje përgjatë vijës bregdetare

coroviq studentet serbe nuk duhet te merren me temen e kosoves eshte shtet i pavarur dhe sovran 6a476973e93d9
Lajmi i radhës

Çoroviq: Studentët serbë nuk duhet të merren me temën e Kosovës, është shtet i pavarur dhe sovran

Të fundit nga

ShkoLartë