Pas kaosit disa orësh te Ministria e Arsimit, me përplasje mes Policisë dhe protestuesëve, këta të fundit janë larguar nga Ministria duke marshuar drejt Kryeinistrisë, por për shkak të motit me shi, numri i tyre duket më i vogël.
Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi një grup protestuesish, kryesisht të rinj të maskuar, kanë hedhur gurë dhe copa pllakash drejt policisë dhe godinës së Ministrisë.
Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me autobotë uji me presion, ndërsa në zonë janë dislokuar edhe forcat e FNSH-së.
Tre kosha mbeturinash janë djegur gjatë përplasjeve. Deri në momentin e raportimit, efektivët nuk kishin përdorur gaz lotsjellës.
Pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike.
Burimi: botasot.info

