“Ikë morë ik, kujt po ja nxjerr alltinë”, ngjarje si në filma në Prishtinë – ja momenti

1 minut lexim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sërish në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga rasti ku shihet personi i dyshuar dhe dëgjohen krismat e pistoletës.

Viktimë e këtij rasti është një shofer i “Extreme Pizza”-s i cili pavarësisht kërcënimit të drejtpërdrejt, nuk i tremb as kapakët e syrit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë ndërsa burimet e medias kanë thënë se i dyshuari është vënë nën pranga dhe i njëjti është nisur në drejtim të stacionit policor për indtervistim.

Ende pa kaluar dy ditë prej që lagjja u trondit nga përleshja e armatosur mes dy grupeve, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosen pesë të tjerë, sot u regjistrua rasti i ri.

Story i mëparshëm

Erjola zbulon se me kë nga ish-banorët e BBV3 ka ende komunikim

Story i radhës

Detaje/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, autori i maskuar me kapele

Të fundit nga