Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka bërë të ditur se se si pasojë e reshjeve të fundit, janë paraqitur vërshime të shpejta, si dhe janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, që mund të kenë shkaktuar probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve etj.
IHMK ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike është në përmisim gradual.
“Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në pjesën veriore, veri – perendimore, veri – lindore, lindore etj disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës së rën ditë më parë.”, ka informuar IHMK.
Sipas parashikimeve, reshje do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj në disa zona, sipas IHMK-së, përsëri mund të paraqiten probleme me vërshime.