IHK: Kujdes personat me problemet respiratore, të moshuarit dhe fëmijët

December 28, 2024
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë fundjavës parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik, por ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.

IHK këshillon që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar.

Sipas Institutit për të shtunën parashikohet kryesisht mot i vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat: minimale nga -4 deri në -2°C; maksimale nga 0 deri 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

Ndërkaq, edhe të dielën do të jetë mot i vranët me intervale me diell.

Temperaturat: minimale nga -5 deri në -2°C; maksimale nga 2 deri në 4°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s.

“Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri dhe blogeri

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë