​Iggy Azalea: Nuk do të lejoj që mediat sociale të më diktojnë

min lexim

Ylli i muzikës Iggy Azalea u është kundërpërgjigjur kritikëve të saj duke thënë se nuk do të lejojë që rrjetet sociale të diktojnë në jetën e saj.

32-vjeçarja ka shkruar në Twitter se nuk do t’i lejojë ndikimet e huaja që kanë të bëjnë me stilin e jetës së saj ose vendimet që ajo merr.

Iggy, e cila shpesh shpreh opinionet e saj në mediat sociale, shkroi se ndihej “e hutuar” nga argumentet në Twitter, duke e përshkruar platformën si “të çmendur”.

“Gjëja më e egër në lidhje me internetin është që të mos lodheni për mendimin e askujt, por mendoni se unë duhet të lë të më diktojë dikush në jetën time?!”

Ylli i zhanrit rep ka qenë në Twitter që nga viti 2010 dhe tani ka më shumë se shtatë milionë ndjekës, por pranoi se ndihej konfuze nga disa nga gjërat që lexon në internet.

“Përleshja në Twitter është e çmendur. Sa herë që identifikohem, jam e hutuar se çfarë po ndodh,” shkroi ajo.

Iggy aktualisht është në mes të një shkëputjeje nga industria e muzikës. Autorja e hitit “Work” ka rrëfyer më parë se ambicia e saj fillestare në jetë ishte të bëhej modele.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izrael, Yair Lapid mbledh për herë të parë qeverinë

Story i radhës

Zanetti: Admiroj Paolo Maldinin

Të fundit nga