Vjeshta ka qenë interesante në elitën e futbollit të Kosovës dhe fakti më i mirë është edhe renditja në tabelë, ku një numër i madh i skuadrave luftojnë për ekzistencë.
Kryetrajneri Shpëtim Idrizi apo besniku i Trepçës ’89 të Mitrovicës, padyshim se ka disa plane për pjesën e dytë të kampionatit.
Ai ka një mesazh domethënës.
“Serioziteti në stërvitje, gjithmonë sjell sukses”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.
Mitrovicasit renditen në vend të nëntë me 19 pikë dhe i pret një pranverë e nxehtë.