Idrizi me bashkëpunëtorë nderojnë kolonelin Ahmet Krasniqi në 26-vjetorin e rënies së tij

1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe pranë bustit të Kolonelit Ahmet Krasniqi, në 26-vjetorin e rënies së tij.

Idrizi ka qenë i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të familjes Krasniqi e shoqata të dala nga lufta e UÇK-së.

“Në 26 vjetorin e rënies së Kolonel Ahmet Krasniqi, sot nderuam jetën dhe veprën e tij së bashku me familjarët e kolonel Krasniqit, kabinetin qeveritar, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, ku bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë lapidarit të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi”, ka shkruar Idrizi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dënohet ushtari amerikan që dezertoi në Korenë e Veriut

Story i radhës

Jennifer Lopez del pa grim

Të fundit nga