“IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

October 5, 2024
1 minut lexim

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari së fundmi ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet në luftën midis Izraelit dhe grupeve militante.

Ai tha se ushtarët “po vazhdojnë të luftojnë dhe operojnë në Liban” dhe dy divizione po manovrojnë në terrene urbane dhe të tjera.

“Deri më tani 2,000 objektiva të Hezbollahut janë shkatërruar”, tha Hagari.

“Ushtarët tanë po mbledhin shumë armë nga Hezbollahu”, shtoi ai, shkruan skynews.

Hagari tha se trupat së fundmi bastisën një qendër komandimi dhe kontrolli që i përkiste Hezbollahut dhe “e shkatërruan plotësisht”.

Gjithashtu, ai njoftoi se ushtria izraelite ka arritur të vrasë 440 anëtarë të Hezbollahut”.

Zëdhënësi i IDF vazhdoi duke thënë se Hamasi “mund të përpiqet të kryejë sulme” në përvjetorin e sulmit të 7 tetorit.

Ne supozojmë se në datën e përvjetorit ata do të përpiqen të kryejnë sulme terroriste kundër komandës së frontit të brendshëm”.

Ndryshe, Hagari u deklarua edhe rreth kundërpërgjigjes izraelite ndaj raketave të Iranit.

“Ne do të përgjigjemi në mënyrën dhe kohën në të cilën ne vendosim”.

“Ne do të përgjigjemi me veprime dhe jo me fjalë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmet e qenve endacakë në QKUK, Ramës i bëhet thirrje të ndërmarrë masa të menjëhershme

Story i radhës

Tani mund të bëheni pronar të këtij Lotus të rrallë

Të fundit nga

ShkoLartë