Identifikohen eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit në prill, i përkasin Mariglen Gjonajt, i zhdukur në vitin 2015

June 3, 2022
min lexim

Janë identifikuar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ashtu siç edhe dyshohej eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore të bërë publike më 26 prill të këtij viti, rezultonte se eshtrat ishin dëmtuar me mjete të forta, megjithatë ekspertët nuk arritën të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, i cili dyshohet se është dhunuar më pas vrarë.

Kush është Mariglen Gjonaj

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bëri apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet data, kur do të mblidhet qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës

Story i radhës

NUREDINI: Zhvillimi i gjelbër dhe mjedisi i shëndetshëm janë të mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë