Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj S.N. 32-vjeçar dhe M.Xh. 24-vjeçar, pasi të njëjtit dyshohen për vrasjen në Batincë të Shkupit, që ndodhi më 1 korrik të këtij viti, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se të njëjtit dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se me datë 01.07.2024 në fshatin Batincë të Shkupit, të dyshuarit kanë shtënë me armë automatike në automjetin “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z. I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë, ku A.B.I ndërroi jetë në vend, ndërsa Z.I. pësoi lëndime trupore”, thonë nga MPB.
Në lidhje me:
Burimi: tv21