Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, qeveria nxjerr për konsultim draftligjin

December 8, 2022
1 minut lexim

Një draftligj për “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” është nxjerrë për konsultim së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Në thelb drafti ka përcaktimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik të sigurt, nënshkrimin elektronik, vulat elektronike, dorëzimin e shërbimit elektronik të regjistruar dhe autentifikimin e faqeve të internetit, si dhe garantimin e nivelit të lartë të sigurisë për transaksionet elektronike në Republikën Shqipërisë.

“Projektligji synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të besuara, duke bërë të mundur një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet e ofruara nga ofruesit e kualifikuar të shërbimit të besuar, me qëllim garantimin e besueshmërisë dhe sigurisë në përdorimin e shërbimeve të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara nga qytetarët, bizneset dhe administrata publike, për të hyrë në shërbimet on-line ose për të menaxhuar transaksionet elektronike në vend.

Objektivat që synohen të arrihen janë rritja e sigurisë për transaksionet elektronike në tregun e brendshëm, duke siguruar një bazë të përbashkët për bashkëveprim të sigurt elektronik midis qytetarëve, bizneseve dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin, integritetin, sigurinë dhe besueshmërinë në ofrimin e shërbimeve të besuara në Republikën e Shqipërisë” thuhet në relacion.

/Monitor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në Kosovë, makina ndahet në dy pjesë, 1 i vdekur dhe 5 të lënduar (FOTO LAJM)

Story i radhës

​Lituani, çmontohen monumentet e epokës sovjetike

Të fundit nga

ShkoLartë