Albian Gagica është shpërblyer me çmimin e argjendtë nga instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA, për realizimin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gagica në një postim në Facebook.
“Faleminderit CADC për njohjen e punës sime.
Çmimi i Argjendtë për brendimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtu është arti, dashuria dhe liria”, ka shkruar Gagica.