idea komuna e haracines me e sukseshmja tek komunat shqiptare 650ca9ebd0d8d

IDEA: Komuna e Haraçinës më e sukseshmja tek komunat shqiptare

September 21, 2023
1 minut lexim

Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar premtimet parazgjedhore. Ndërkohë komuna e Tearcës ka përmbushur vetëm 6 për qind të premtimeve, ajo e Tetovës 14.6 për qind, komuna e Haraçinës 15 për qind, ajo e Likovës 10 për qind, e të tjerë. Projekti i Institutit i titulluar “Pasqyra e Komunave, është mjet për ta monitoruar punën e komunave në disa dimensione, si premtimet e kryetarëve të komunave, niveli i realizimit të tyre, financat e komunave, borxhet, statistikat dhe të dhëna të tjera. Të dhënat përpunohen në bashkëpunim me komunat, ministrinë e financave dhe Entin shtetëror të Statistikave.
Rang lista sipas përqindjeve të realizimit të premtimeve

1.Komuna e Haraçinës,realizim 15.15%
2.Komuna e Sarajit ,realizim 15.03%
3.Komuna e Tetovës, realizim 14.6%
4.Komuna e Gostivarit,realizim 10.20%
5.Komuna e Likovës,realizim 10%
6.Komuna e Tearcës,realizim. 6%
7.Komuna e Zhelinës ,realizim 3.7%

Për një pjesë të Komunave që nuk janë përfshirë në rangim ose mungojnë informacione ose nuk kanë realizuar asnjë premtim.

MARKETING

RENT A CAR

ngjarjet e dates 22 shtator 650ca60233074
Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 22 shtator

ministri i jashtem turk adresohet ne takimin ministror ne margjinat e asamblese se pergjithshme te okb se 650caf72347d3
Story i radhës

Ministri i Jashtëm turk adresohet në takimin ministror në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Të fundit nga

ShkoLartë