Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës në Kosovë duke ia besuar këtë organizim Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjatë qëndrimit këtyre ditëve, që nga data 8 dhjetor, presidenti i këtij komiteti Davide Tizzano dhe Sekretari i Përgjithshëm, Iakovos Filippousis janë takuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Në konferencëne përbashkët për media, u tha se pas bisedimeve ndërmjet të gjitha palëve, është konstatuar që Kosova është vend në të cilin në të ardhmen edhe mund të organizohen lojërat Mesdhetare.
Në hyrje të konferencës, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti tha se organizimi i kësaj ngjarje është krenari dhe privilegj për Komitetin Olimpik të Kosovës pasi kjo po ndodh pas 71 viteve më historinë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që një Komitet Ekzekutiv apo Bordi Ekzekutiv i kësaj organizate organizohet jashtë vendeve nikoqire të Lojërave Mesdhetare
Aliti: Organizimi i kësaj mbledhje krenari dhe privilegj për KOK-un
“Është shumë me rëndësi të theksohet që është hera e parë në 71 vite histori të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që një Komitet Ekzekutiv apo Bordi Ekzekutiv i kësaj organizate organizohet jashtë vendeve nikoqire të Lojërave Mesdhetare apo të Athinës ku është edhe selia e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Për ne është një krenari e madhe, një privilegj, por gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe sepse kjo familje numëron 26 anëtarë të shteteve të Mesdheut, pra është një prani ndërkombëtare ku edhe jemi të lumtur që në këto ditë, pra prej datës 8 deri 11 jemi pritur edhe nga presidentja e shtetit dhe gjithashtu nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport.”, theksoi Aliti.
Nga ana tjetër, Presidenti i Komitetit Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano u shpreh tejet i kënaqur me mikëpritjen e bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës derisa theksoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është përcjellja e mesazhit për paqe dhe solidaritet ndërmjet shteteve anëtare të këtij komiteti.
Tizzano: Qëllimi i këtyre takimi është mesazhi për paqe dhe solidaritet
“Ne jemi të ndryshëm, nga Veriu, Lindja, Perëndimi por mundohemi të ndërtojmë, solidaritet, unitet, sport dhe paqe. Kjo porosi është shumë e fortë dhe kur kemi partner si ju si Komiteti Olimpik i Kosovës është shumë e lehtë që të punohet dhe punojmë më kënaqësi të madhe dhe përkushtim dhe dorë për dorë përpara jush. Dhe për këtë dua t’iu them falemnderit për mikpritjen dhe vërtetë e çmojmë mikpritjen dhe ndihemi si në shtëpi.”, tha Tizzano.
I pyetur nga KosovaPress mbi mundësitë reale që ka Kosova që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e organizimit të Lojërave Mesdhetare, Tizzano tha se nga takimet e përbashkëta, Komiteti Olimpik i Kosovës ka treguar përkushtim dhe pasion si dhe është i gatshëm për të filluar proceduar për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Tizzano: KOK është i gatshëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare
“Unë mendoj që Komiteti Olimpik i Kosovës është i gatshëm që të nis angazhimin në këto precedura. Na kanë demonstruar kompetenc dhe pasion dhe po ashtu e kanë bërë të qartë se kanë ide për të ardhmen. Për ne është shumë me rëndësi që të kemi partner si Komiteti Olimpik i Kosovës të cilët dëshirojnë me mish e me shpirt që të bëhen pjesë e këtyre organizimeve dhe mund të flasim për këtë edhe në të ardhmen dhe kjo është arsyeja sepse kemi filluar me këtë qasje të re të politikave për të filluar mbajtjen e takimeve jashtë vendeve anëtare…Mendoj që është reale të mendohet për bashkëpunim në të ardhmen për të ndërtuar një produkt ë përbashkët.”, theksoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm, Iakovos Filippousis, para media theksoi se nga qëndrimi tre ditor në Kosovë ka parë zotësinë e Komitetit Olimpik për të organizuar ngjarje sportive.
Ai po ashtu bëri të ditur se Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti është emëruar në komisionin vlerësues për Lojërat e Plazhit që mbahen në vitin 2023.
Filippousis: E pamë zotësinë tuaj për të organizuar ngjarje sportive
“Vërtetë jemi të kënaqur që tani e dimë zotësinë tuaj dhe vullnetin tuaj për të vazhduar për të punuar për organizatën dhe pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të organizoni ngjarje sportive në vendin tuaj. Është e rëndësishme për ne kontributi i komitetit tuaj olimpik për operacionet tona që për herë të parë që nga viti 2021 përfaqësuesit e Kosovës dhe anëtarët e komisioneve dua të shpallë zyrtarisht se pas vendimit të takimit të Komitetit Ekzekutiv, zotëri Besim, jeni caktuar si pjesëtar i komisionit vlerësues lojërat 2023, lojërat në plazh, e keni besimin tonë dhe për ta përmbyllur mesi presim të kthehemi prapë këtu në raste sportive”, tha Filippousis
Krasniqi: Kemi dëshmuar se mund të marrim organizimin e Lojërave Mezdhetare.
“Besoj që e kemi dhënë edhe ne një notë që në ta ardhmen mundemi edhe në të organizojmë ngjarje të tilla, ngjarje më të mëdha, siç e tha edhe kryetari edhe sekretari që në të ardhmen e shkurtër ndoshta të organizojmë ndonjë event, siç janë Lojërat Mesdhetare së bashku me ndonjë shtet fqinjë.
I pari i KOK-ut gjithashtu shtoi se për këtë organizim, mbështethe kanë marë edhe nga Presidentja e Republikës së Koosvës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.