Sulmuesin argjentinas Mauro Icardin duket se shumë shpejtë do ta shohim sërish në Serie A.
Icardi, i cili aktualisht është pjesë e klubit turk, Galatasaray, sipas medieve italiane, kërkohet nga Monza e Italisë, skuadër kjo me pronar Silvio Berlusconin.
Monza është duke përgatitur ofertën për ish-sulmuesin e Interit dhe PSG-së, i cili duket se pëlqen mundësinë e rikthimit në Itali.
“Monza dëshiron që t’i ofroje Icardit një kontratë të rëndësishme për tu rikthyer në Serie A”, shkruajnë mediat italiane.