Mauro Icardi gjithmonë e më shumë po lihet jashtë planeve të PSG.
Sipas L’Equipe, klubi francez ka nxjerr zyrtarisht jashtë ekipit të parë sulmuesin argjentinas për ti bërë vend 20-vjeçarit Ekitike.
Ky është një mesazh i qartë për Icardin, bën mirë të largohet në të kundërt është i detyruar të stërvitet me ekipin e të rinjve. Në këto tre vite, Icardi nuk arriti kurrë të justifikojë investim e bërë nga PSG.
Drejtuesit e klubit francez kërkojnë të lirohen se më shpejt nga paga e Icardit, por ofertat për të mungojnë. Monza është ekipi i vetëm i interesuar për shërbimet e sulmuesit.