Kandidati për deputet nga “Djathtas për Zhvillim”, Ibsen Elezi thotë se koalicioni është për garë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se koalicioni mund të bashkojë votat me PD, por pa Sali Berishën në krye të partisë.
“Unë personalisht, kam qenë i pozicionuar në këtë linjë politike. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë që janë bashkë, linja e Ramës dhe Berishës, nuk kuptojmë asgjë nga politika. Ato bashkëpunuan për amnistinë, për kodin zgjedhor, qëndrimet ndaj SPAK. Pra, në thelbin e tyre, ndihen të kërcënuar nga SPAK.
Djathtas për Zhvillim është për garë të hapur. Ky është koalicion, jo qeverisës, bëhet fjalë për koalicion për të ndërtuar një qeveri provizore. Jo vetëm me PD, por me të gjithë fashën opozitare. Këtu është kthyer qesharake politika, kuvendi i politikës shqiptare është bërë qesharak, sepse nuk ka rregulla. Ka humbur besimi në politikë dhe politikanë nga opinioni publik”, theksoi ai.
Burimi: botasot.info