Dje gazeta kombëtare “Bota sot”, ka raportuar se Edon Ibrahimi do të tërhiqet nga pozita e kryetrajnerit të ekipit Fer Volley nga Ferizaj, ashtu edhe ndodhi.
Ibrahimi zyrtarizon dorëheqjen nga klubi, duke shënuar suksese të mëdha me këtë klub që nuk ka më shumë se tre vjet që u themelua.
“Faleminderit 05. E themeluam bashkarisht me synime të qarta.
Fer Volley u themelua për mundësi dhe ide të reja, bashkë me Lindin dhe Nazen vazhduam rrugëtimin e nisur me moton SË BASHKU të tregojmë vlerat tona të sjellim një frymë të re ku pozita nuk ishte primare për asnjë nga ne, PRIMARË ishte PROGRESI , gjë të cilën e arritëm vit pas viti.
E filluam nga 0 për t’u shpallur Kampion në ligën e parë, vazhduam super të motivuar në Superigën B gjithashtu Kampion.
Duke u inkuadruar në Superligën A por që ky nuk ishte fundi pasi synimet ishin edhe më të mëdha dhe këtë e dëshmuam duke
Fituar Kupën e FVK finalist i Kupës së Kosovës dhe duke u shpallur nënkampion të Kosovës që në sezonin e parë në Superligën A.
Bashkarisht treguam se suksesi është më i lehtë…
Sot dua të them se mua më duhet të largohem por jo për të ju harruar pasi projekti jonë do të vazhdoj. Krenarë që isha pjesë e kësaj familje që më ofroi mundësi të arta në të gjitha sferat e jetës .
Faleminderit gjithashtu të gjithë atyre të cilët qëndruan nga fillimi deri në fund me moton së bashku ne ja dalim 🫶⭐️
Faleminderit Ferizaj për të gjitha emocionet u jam mirënjohës gjithë jetën.
Faleminderit Ultras Ujqit për përkrahjen e pa kompromis, pasi së bashku treguam se ne mundemi të krijomë gjëra madhështore .
Shihemi së shpejti në sfidat e radhës”, ka shkruar Ibrahimi në profilin e tij në facebook.