Ibrahimi: VLEN do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale

November 5, 2024
min lexim

Shkup, 5 nëntor – Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi është i bindur se koalicioni VLEN të cilit i takon edhe partia e tij, do të fiton zgjedhjet e ardhshme lokale. Duke folur në emisionin “Intervista te Lideri” që transmetohet në portalin Lideri.mk, Ibrahimi vlerëson se kundërshtari i tyre kryesor BDI-ja madje do ta ketë të vështirë të mbijeton deri në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të lëndëve gjyqësore që mund të hapen për zyrtarët e tyre.

Ibrahimi: Jo vetëm kuadrot e Alternativës, por as ato të VLEN nuk kanë afera korrupsioni

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa ka deklaruar se është i lumtur që asnjëri prej kuadrove të propozuara për në Qeveri, si Alternativë, po edhe si VLEN nuk kanë afera korrupsioni.

“Edhe kjo është në kuadrin e asaj që këtë pjesë të punës ta gjykojmë në kornizën kohore. Nuk kam vlerësim të veçantë vetëm për kuadrot e Alternativës dhe se mund të ju them se kjo vlen në përgjithësi për kuadrot e VLEN-it. Ne kemi marr vendime të përbashkëta se kush duhet të janë përfaqësuesit tanë në këtë Qeveri. Dhe unë jam i lumtur që mbi të gjitha, elementi përbashkues i të gjitha atyre kuadrove është që asnjëri prej tyre nuk ka asnjë aferë të korrupsionit”, ka deklaruar midis tjerash Ibrahimi.

Ibrahimi: Protesta e BDI-së në Kuvend patetike

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa në një intervistë për Lideri.mk  vlerësoi si patetike protestën e BDI-së në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Ata kanë pasur mundësi që ta bëjnë gjuhën shqipe zyrtare, por nuk e kanë bërë.

“Unë gjykoj se ata nuk e kanë as potencën politike që të bëjnë ndonjë destabilizim. Kurse, e kanë vendosur temën e destabilizimit në rrafsh të kalkulimit se a mund të kthehen në pushtet dhe duke pritur se mos ndoshta dikush u jep shenjë se mund të kalojnë në qeveri. Ata të gjitha ato deklarime i kanë çuar dëm dhe nuk ka asnjë aksion që na bind se ata mund të bëjnë dicka të tillë. Nëse me destabilizim nënkuptojnë atë cfarë po e bënë Gjykata Kushtetuese ajo i bie që ata kanë ndërhyrë thellë në punët e Gjykatës, në këtë rast Gjykatës Kushtetuese. Kurse në anën tjetër, pamjet e djeshme në Kuvend ku ata bënin pankarta për gjuhën shqipe, etj janë jashtëzakonisht patetike për shkak se ata kanë mund ta mbrojnë gjuhën shqipe në kohën kur është dashur të bëhej shqipja gjuhë zyrtare në Kushtetutë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sateliti i parë prej druri ndërtuar nga Japonia u lëshua në hapësirë

Story i radhës

Osmani: Zgjedhjet janë të nevojshme për të dal nga situata

Të fundit nga

ShkoLartë