Ibrahimi: Relativizimi nuk është shfajësim 

December 20, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi duke komentuar futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane ka shkruar se BDI se ata po mundohen ta relativizojnë këtë fakt dhe ta shpërndajnë me tjerët.

“Relativizimi nuk është shfajësim

Në të vend të kërkimfaljes dhe tërheqjes së lidershipit të saj nga skena, Partia Non Grata vazhdon të arsyetohet me nëntekstin se “nuk jemi vetëm ne vjedhës dhe të vetmit ne në listën e zezë amerikane, pra antimerikanë e prorusë”.

Në këtë mënyrë ajo e pranon fajësinë, por atë mundohet ta relativizojë dhe shpërndajë me të tjerët.

Ndërkohë harrojnë se ajo është partia e vetme shqiptare që është në listën e zezë amerikane dhe të vetmit janë funksionarët e saj që akuzohen për korrupsion të lartë, abuzim me drejtësinë dhe bashkëpunim me qarqe antiamerikane”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veçoritë AI për editimin e videove vinë në Instagram vitin e ardhshëm

Story i radhës

Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terrorizmi

Të fundit nga

ShkoLartë