ibrahimi politika nuk eshte veprimtari komerciale 6823045fb7a06

Ibrahimi: Politika nuk është veprimtari komerciale

May 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook shkruan se politika nuk është veprimtari komerciale. Sipas tij shoqëria jonë meriton më shumë dinjitet dhe respekt.
“Kur bëhet normalitet që politikanët të flasin vetëm në terma të përfitimit/humbjes elektorale, ata prej përfitimit/humbjes për kombin/komunitetin kalojnë në përfitimin/humbjen e partisë së tyre, për të përfunduar në përfitimin/humbjen e tyre personale. Duke e normalizuar këtë, për një politikan të tillë nuk është më problem që krejt organizatën, me krejt aktivistët e devotshëm që mund t’i kenë besuar retorikës së tij, t’i sakrifikojë si asgjë për ta shpëtuar veten nga humbja ose për ta siguruar përfitimin.
Kjo u ndodh politikanëve që hyjnë në politikë vetëm me pazarin për të fituar e jo për të mbrojtur një sistem vlerash, një ide fisnike, një kauzë që nuk përkthehet në terma komercialë.
Prandaj, keqardhja duhet të jetë më shumë për shkak të gjendjes së përgjithshme dhe për shkak se edhe ky soj i politikanëve zë vend në hapësirën politike sesa për atë se kush pësoi e kush fitoi.
Shoqëria jonë meriton më shumë dinjitet dhe respekt”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

kasami eshte e mundur qe msh ti jepet vmro se dhe vlen te merr ndonje resor tjeter 6823045e935b4
Story i mëparshëm

Kasami: Është e mundur që MSH t’i jepet VMRO-së, dhe VLEN të merr ndonjë resor tjetër

perfundon numerimi ne shkoder pd kryeson me 5 mandate ps merr 4 psd 2 682309fd711b2
Story i radhës

Përfundon numërimi në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë