ibrahimi po zgjidhet problemi i ujit ne luboten 68eba5f666260

Ibrahimi: Po zgjidhet problemi i ujit në Luboten

October 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sot në Luboten së bashku me përfaqësues të lartë të qeverisë, kanë promovuar projektin e ujësjellësit.
“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj fshatin tim të lindjes, Lubotenin, ku së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, dhe bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Butel, Behar Rexhepi, e promovuam projektin e ujësjellësit.
Ky projekt jetik do ta zgjidhë përfundimisht problemin shumëvjeçar të furnizimit me ujë në këtë fshat. Qeveria tashmë ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e tij dhe ky është vetëm një nga shembujt konkretë të përkushtimit tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Angazhimi ynë në qeveri është i qartë: të zgjidhim problemet e trashëguara nga pushteti i kaluar i korruptuar dhe të sjellim ndryshim të vërtetë për çdo vendbanim shqiptar!”, ka deklaruar Ibrahimi. /Alfax.mk

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasi konfirmoi se eshte ne lidhje fjolla morina publikon foto nudo nga shtrati 68eb9c75e6cd6
Lajmi i mëparshëm

Pasi konfirmoi se është në lidhje, Fjolla Morina publikon foto nudo nga shtrati

grand prix tetova bilall kasami e prezanton transformimin e tetoves ne menyre unike video 68eba66f61bfd
Lajmi i radhës

Grand Prix Tetova: Bilall Kasami e prezanton transformimin e Tetovës në mënyrë unike (Video)

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë