Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me të cilin pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të zvogëlohen.
Sipas Ibrahimit, ky vendim është i kundërt me atë që bëri qeveria e kaluar, të cilët në dëm të popullit i rritën pagat e tyre.
“Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet ligjore me të cilat pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të zvogëlohen. Është vendim i kundërt me atë që bëri qeverisja e kaluar, të cilët në dëm të popullit i rritën pagat e tyre. Për ne prioritet është qytetari dhe vendimet të cilat i miratojmë do të jenë në favor të tyre”, ka shkruar Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk