Nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” kryetari i Alternativës Zeiqirja Ibrahimi i shoqëruar nga funksionarët e partisë, kanë zhvilluar takim me strukturat partiake në Strugë.
“Bashkë me funksionarë partiakë dhe ekzekutivë, sot në Strugë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, u takuam me strukturat. Diskutuam për pjesëmarrjen e Alternativës në qeveri në kuadër të koalicionit VLEN, situatën aktuale politike, sfidat, si dhe për resurset që ka Struga dhe investimet e mundshme që mund të realizohen. Dëgjuam sugjerime dhe kritika.
Në çdo vendbanim ku po shkojmë, po na presin me vullnet dhe entuziazëm. Potenciali për punë dhe ndryshim ekziston në çdo vendbanim dhe komunë.
Të diskriminuar nga pushteti i kaluar, ne jemi të vendosur që të investojmë dhe të punojmë me kapacitetet tona të plota!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.
Burimi: alfax.mk