Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se kanë vazhduar takimet me qytetarët, ndërsa sonte janë ndaluar në Likovë.
“Në Likovë, zhvilluam një bashkëbisedim me strukturat dhe aktivin e degës së Likovës, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”. Ky takim u përqendrua në parimet e llogaridhënies, transparencës dhe përkushtimit, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin tonë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre”, ka shkruar Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk